Inflacioni ka ndikuar edhe në tregtinë online!

Tregtia elektronike, e cila ofroi zbritjet më të mëdha dhe mallrat më të lira, u bë burim konstant i inflacionit gjatë rimëkëmbjes nga pandemia, çmimet e internetit u rritën për 1,9 për qind në tetor në krahasim me një vit më parë dhe 0,9 për qind gjatë muajit të kaluar, sipas të dhënave nga kompania softuerike “Adobe Inc”, lajmëron “Bloomberg”.

Ky është muaji i 17-të radhazi i rritjes pas më shumë se gjashtë vitesh rënie të indeksit të çmimeve digjitale të “Adobe”. Rritja e çmimeve në fillim të sezonit të blerjeve të festave, një kohë kur shitësit me pakicë zakonisht fillojnë të ofrojnë çmime të përballueshme, është një tjetër shenjë se sa i përhapur është inflacioni.

Tregtia elektronike ka përfituar nga pandemia sepse njerëzit e mbyllur në shtëpi preferojnë të porosisin gjithçka nga telefonat ose kompjuterët e tyre.

“Adobe” pret që 1 dollarë nga 4 dollarë të shpenzohet në internet këtë sezon festash.

Rritja vjetore e indeksit të çmimeve të “Adobe” në tetor ishte gjithashtu më e ngadaltë se në shtator, një shenjë se disa shitës me pakicë po ofronin zbritje për të inkurajuar konsumatorët të blinin herët për dhurata për shkak të vështirësive të zinxhirit të furnizimit.

Nga 18 kategoritë e produkteve të gjurmuara nga “Adobe”, vetëm librat kishin inflacion vjetor më të ulët në tetor se mesatarja historike e viteve 2015-2019.

“Adobe” analizon 1 trilion vizita në vende të shitjes me pakicë dhe mbi 100 milionë produkte./ora24.tv