Inspektorati i punës dënon Grubin me 500 euro

Shkup – Zv/kryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik, Artan Grubi pasi u dënua nga MPB me 20 euro për mombajtje maske, tani është dënuar edhe nga Inspektorati Shtetëror i Punës me 500 euro, njofton Tetova1

Kjo pasi Inspektorati i punës përfundoi mbikëqyrjen në Ministrinë e Sistemit Politik dhe vërtetoi se Grubi ka shkelur Ligjin për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Infektive, sepse si person përgjegjës ai ka lejuar festimin pa maska. Minsitri Grubi dënimin duhet ta paguajë në afat prej 8 ditës.

Ndërkaq, MPB ka dënuar të 15 funksionerët e BDI-së për mosmbajtje të maskës, që ishin prezent në festën e Ahmetit për shkelje të protokollit./ora24.tv/