‘Ishte kërcënuar më herët’: 35 vjeçarja dyshohet se u vra nga ish-burri, ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë

Një rast tronditës ka ndodhur sonte në oborrin e QKUK’së, para klinikës së Gjinekologjisë, ku e vrarë mbeti një 35 vjeçare shtatzënë, raporton Periskopi.

Periskopi nga burime brenda Spitalit të Gjinekologjisë ka mësuar se gruaja në fjalë ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë, ndërkohë që ishte e kërcënuar edhe më herët nga ish burri i saj, i cili po dyshohet se e vrau, dhe me të cilin po priste fëmijën.

Policia konfirmon vrasjen e gruas në QKUK, ishte 35 vjeçe – S’përmend të arrestuar

Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen e një gruaje në oborrin e QKUK’së, që po dyshohet se ishte shtatzënë.

Flora Ahmeti për Periskopin ka dhënë detaje.

”Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes./PERISKOPI/