“IVERMECTINI”: TRAJNIM ONLINE PËR MJEKËT AMË

Shkup – Oda e Mjekëve në Maqedoninë e Veriut ka filluar ligjëratat online për mjekët amë, ku sqarohen protokollet për ilacin “Ivermectin” që përdoret për trajtimin e sëmundjes COVID-19. Për javën e ardhshme do të organizohen edhe online-debate me mjekët që punojnë nëpër spitale rreth trajtimit të covid-pacientëve, transmeton KlanMacedonia

“ Dihet se tek të cilët pacientë jepet. Ata të cilët kanë pasur kontakte, janë të sëmurë.  Mjekët konsultohen me pacientët dhe ua shkruajnë që ata ta marrin. Besoj se terapia antivirale është më efikase tek sëmundja COVID-19, për arsye se se vetë kjo sëmundje është virale. Por ky ilac  nuk është 100% efikas”, shprehet GZIM NUREDINI – MJEK

Ndërkaq, autoritetet e shëndetëisë në vend kanë paralajmëruar që ilaci të merret vetëm me rekomandim të mjekëve kurse qytetarët të mos krijojnë rezerva, ashtu sic krijuan me ilacin SUMAMED,  që të ketë edhe për ata që kanë më së shumti nevojë.

“Për momentin ka sasi të mjaftueshme, por do të ketë mjaft edhe për pacientët që kanë nevojë për këtë ilaç. Pacientët të mos e marrin vetvetiu, por ekskluzivisht me rekomandim të mjekut amë ose mjekut specialist”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë

Në pritje të vaksinave të para anti-covid, të cilat autoritetet e Maqedonisë së Veriut I presin gjatë Shkurtit, dukshëm është ulur presioni ndaj sistemit shëndetësor në vend. Raportet e MSH-së njoftojnë për ulje të ndjeshme të të shtruarve nëpër spitale. Për momentin, nëpër covid-qendrat e Shkupit dhe Spitaleve të vendit raportohet për 670 pacientë të shtruar, kurse sic thuhet, ka rreth 600 shtretër të lirë. Para dy javëve, numri I të shtruarve ishte afro 1.500 pacientë. /ora24.tv/