“IVERMEKTINI” NËPËR BARNATORE, JEPET VETËM ME RECETË

Shkup – Ilaçi “ivermektin” prej sot është i disponueshëm në barnatoret në Maqedoninë e Veriut, me çmim 299 denarë për 10 tableta. Me të parandalohet shumimi i virusit në trupin e njeriut dhe për këtë arsye infektologët e rekomandojnë në të gjitha fazat e sëmundjes, por edhe si preventivë, si dhe ilaçi është efikas në të gjitha fazat e sëmundjes.Për momentin do të jepet vetëm me recetë nga mjeku, që sipas udhëzimeve të disa prej farmacistëve duhet të ketë edhe vulë nga specialisti, njofton KlanMacedonia

Të sëmurët me Covid-19 kanë shumë shpresa në ilaçin “ivermektin”, i cili prej sot gjendet në barnatoret e vendit. Sipas udhëzimeve që i kanë farmacistët , do të jepet vetëm me recetë nga mjeku.

“-Duhet të keni recetë nga mjeku dhe nga specialisti.

-Edhe nga specialist?

-Po.

-Çfarë specialisti, mjeku amë t’ju udhëzojë te cili specialist?

-Në qoftë se keni Covid mjeku do t’u japë raport të tillë për “ivermektin”. 

-Do të thotë nuk mund të blehet si preventivë?

-Sot ka arritur dhe ende nuk kemi mundësi të tillë.”

Sipas përvojës në botë, ilaçi “ivermektin” ka treguar rezultate të mira në të gjitha shkallët e infeksionit me Covid-19, madje edhe si parandalim. Për këtë arsye Instituti për Farmakologji në Shkup e ka rekomanduar përfshirjen e tij në terapinë kundër Covid-19.

NIKOLA LABAÇEVSKI, DREJTOR I INSTITUTIT PËR FARMAKOLOGJI

“Ky ilaç që më herët ka treguar veti antivirale dhe antiinflamatore. Në bazë të këtyre vetive, është përdorur te pacientët edhe si parandalim, edhe si terapi. Parandalim te njerëzit që kanë rrezik të shtuar nga zhvillimi i formave të rënda të sëmundjes dhe kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me persona të sëmurë, ndërsa si terapi te të gjitha format e sëmundjes, e lehtë, mesatarsisht e rëndë dhe forma e rëndë e sëmundjes.”

 

Ministria e Shëndetësisë informon se një paketim me dhjetë tableta nga 3 miligramë të ilaçit me emrin komercial “Emertin”, i prodhuar në Turqi, do të kushtojë 299 denarë, që është dukshëm më pak se ilaçet tjera të cilat deri më tani janë kërkuar për trajtim të të sëmurëve me virusin korona. /ora24.tv/