Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka komentuar deklaratën e kryetari të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski plr heqjen e 20% nga Kushtetuta si dhe badenterit.
Kasami deklaroi se Lëvizja BESA është e gatshme të bisedojë për këto çështje por vlerëson se duhet të ketë mekanizma që do të parandalonin diskriminimin në baza etnike.
“Sigurisht për ne është çështje që mund të diskutohet nëse kemi mekanizma mbrojtës kundër diskriminimit sepse në Maqedoni badenteri është vendosur si mekanizëm mbrojtës i komuniteteve joshumicë. Nëse ka zgjidhje më të mirë se badenteri patjetër se ne mund të flasim që ajo të zbatohet”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i lëvizjes Besa.