Kasami paralajmëron front opozitar, kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në konferencën e sotme për shtyp tha vendit i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ai tha se pas Kongresit të partisë, pritet që të formohet një front i përbashkët opozitar, në rast se pushteti aktual nuk pranon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Ne tani në mars kemi Kongresin e dytë, siç e dimë edhe partia tjetër opozitare, Aleanca për Shqiptarët gjatë muajit mars ka Kongres. Në këtë periudhë do të jemi të koncentruar në organizim dhe fuqizim të radhëve tona, dhe si rezultat i kësaj, nga prilli do të dakordojmë me të gjitha partitë politike opozitare front të përbashkët për delegjitimizimin e këtij pushteti”, tha Kasami.

Në konferencën e sotme Kasami tha se ish-zv.drejtori i EMV Fatmir Limani, i është bashkangjitur partisë Lëvizja Besa./Telegrafi/