Kërkesa për dorëheqje të Qeverisë! Zaev: Nuk mund ta lëshojmë shtetin

Kryeministri Zoran Zaev nuk ka ndërruar mendje nga deklarata ku thotë se “tragjedi ndodhin gjithkund në botë dhe se nuk mendon se Qeveria duhet të japë dorëheqje” pas ngjarjes tragjike në Tetovë, ku nga zjarri humbën jetën 14 persona në Qendrën Kovid.

Zaev sot përsëriti të njëjtën, duke thënë se nuk mund ta lëshojmë shtetin nëse japim dorëheqje.

“Përgjegjësia morale është ngritur kur dhanë dorëheqje drejtorët, zëvendësministrat dhe ministrat. Nuk mund ta lëshojmë shtetin kur do të ndodhin të njëjtat. Dhimbja është e madhe, te të gjithë, te ju mediat, te qytetarët, te ne, sepse shkuan njerëz të pafajshëm. Por definitivisht, tragjedi ndodhin gjithkund në botë dhe ne e ndjekim edhe shembullin botëror dhe evropian”, u përgjigj Zaev në pyetjen se “Çfarë duhet të ndodh që te Qeveria të ngritët ndjenja e përgjegjësisë morale?”, transmeton TV21./ora24.tv