Kim Kardashian e shqetësuar për pamjet nudo të ish-bashkëshortit të saj Kanye West: Nuk e di se çfarë do t’u them fëmijëve

Kim Kardashian është ‘e turpëruar dhe e shqetësuar’ nga ish-bashkëshorti i saj Kanye West, pas daljeve të tij të fundit në Itali me gruan e re Bianca Censori.

42-vjeçarja, e cila ka katër fëmijë me reperin 46 vjeçar, beson se “diçka nuk është në rregull” dhe nuk e di se si do t’ua ‘shpjegojë të gjitha fëmijëve’ veprimet e babait të tyre, tha një burim për The Sun.

Këtë javë reperi u pa duke zbuluar të pasmet e tij të zhveshura gjatë një shëtitjeje me varkë me Biancan, 28 vjeçe, në Venedik, e cila ka bërë që vendasit të acarohen dhe të bëjnë thirrje për arrestimin e tyre, shkruan DailyMail.

“Kim ka qenë kaq e shqetësuar për fotografitë e reja që kanë dalë me Biancan – si do t’ua shpjegojë të gjitha fëmijëve?”, zbuloi burimi.

“Ajo është e turpëruar dhe e shqetësuar për të – ai po endet zbathur me shampanjë në rrugë, diçka nuk është e qartë”.

Imazhet e çiftit tregojnë reperin të ulur në pjesën e pasme të varkës së lumit.

Arkitektja australiane Censori tashmë është kritikuar për veshjet e rrezikshme që ka veshur gjatë udhëtimit – të cilat e kanë parë atë duke modeluar një sërë kostume nudo të ngushta deri në lëkurë, të cilat vendasit i kanë kritikuar si një formë ‘paturpësie publike’ në vendin konservator katolik. /Telegrafi/