Kronikë – SPB në Manastir sot njoftoi se ka ndërruar jetë një 25-vjeçar nga Prilepi, pasi më herët ishte plagosur me pushkë gjaku në fshatin Vitolishtë në rajonin e Mariovës, njofton Balkan Web
Sipas zëdhënëses së SPB Manastir, Sanja Stamatova, personi me inicialet Gj.H është qëlluar me armë nga një pjesëtar i grupit të gjahut.
“Në stacionin policor të Prilepit është raportuar se në rrethin e Vitolishtes, 25-vjeçari nga Prilepi është goditur nga një plumb i pushkës së gjahut, nga një person që ishte pjesë e grupit të gjahut.
Në ora 14:55 të ditës së djeshme, ekipi i ndihmës së shpejtë ka konstatuar se Gj.H. nuk i ka mbijetuar plagëve”, tha Stamatova.