Komisioni për Përdorimin e Emrave të Personave ka dhënë mendim negativ për përdorimin e emrit Ivan Mihajlov të dorëzuar nga shoqata, Qendra Kulturore “Ivan Mihailov”-Manastir.
“Komisioni për Përdorimin e Emrave të Personave në seancën e sotme ka dhënë mendim negativ për përdorimin e emrit Ivan Mihailov të dorëzuar nga shoqata Qendra e Kulturës “Ivan Mihailov”-Manastir. Përfundimi i seancës do t’i përcillet ministrit të drejtësisë, i cili do të duhet të marrë vendim pas mendimit negativ të marrë paraprakisht nga Komisioni. Komisioni për Përdorimin e Emrave të Personave konsideron se emërtimi i Shoqatës “Ivan Mihajlov” është provokim për ndjenjat kombëtare të popullit maqedonas, duke marrë parasysh se është një person i afërt me ideologjinë fashiste, i cili me veprimet e tij e ka mohuar veçantinë e popullit maqedonas, dhe në të njëjtën kohë shkakton padurim, intolerancë dhe urrejtje në shoqërinë maqedonase”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga ministria e Drejtësisë.