Komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, borë bie në Kodër të Diellit

Shkup – Komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Borë e dobët bie në Kodër të Diellit dhe në grykën malore Strazhë. Për shkak të temperaturave të ulëta vende-vende është e mundur paraqitja e ngricës, njofton Koha.mk

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka dukuri të mjegullës së mëngjesit dhe mundësi të shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./ora24.tv.