Kosovë: Rrihen me shkopinj policët në Fshatin Pestovë (VIDEO)

Kronikë- Një rrahje brutale ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, më saktësisht në fshatin Pestovë.

Përleshja mes tyre ka ndodhur pas një aksidenti, ku personat e përfshirë në aksident janë rrahur mes vete. Në këtë rast ka ndërhyrë policia.

Por, ndërhyrja e policisë nuk u ka pëlqyer të përfshirëve në aksident. Ndaj zyrtarëve policorë janë përdorur edhe shkopinj nga të dyshuarit, informon arbresh.info

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se policia ka arritur që t’i arrestojë katër persona./ora24.tv/

Më poshtë e keni linkun e videos:

 

https://www.facebook.com/102569861767328/videos/3246472452124604/