Kris Jenner është në lidhje me Corey Gamble prej nëntë vitesh.
Por nuk ndodh shpesh që zogjtë e dashuruar të shpërfaqin dashurinë e tyre në publik, shkruan DailyMail.
Të enjten, producentja 67-vjeçare e “Keeping Up With The Kardashians” dhe menaxheri 42-vjeçar i muzikës u panë duke u puthur kur ishin në një jaht.
Yjet kanë qenë me pushime në Itali këtë verë dhe ajo ka ndarë me bujari disa fotografi nga pushimet.
Imazhi ishte një fotografi nga udhëtimi i tyre në gusht, ndërsa Kris shkroi “Momente magjike në gusht”.
Në mesin e gushtit, Khloe publikoi disa fotografi nga udhëtimi në Itali, ku tregonte se po shijonte kohën më të mirë krah partnerit të saj. /Telegrafi/