SHQIPËRI – Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat, në lidhje me përmbytjet, deklaroi se ndërtimi i Skavicës do jetë gati mandatin e ardhshëm. transmeton balkanweb.com
Rama theksoi se qeveria e drejtuar nga ai fitoi sfidën e menaxhimit, duke shtuar se kjo gjë është arritur, edhe falë profesionalizmit të drejtorit të KESH.
“Sigurisht që çështja e Kaskadës së Drinit lidhet me mungesë objektive, që kur kaskada është ndërtuar, mungesën e Skavicës. Ndërtimi i Skavicës, që ne e kemi futur në proces, do jetë realitet mandatin e ardhshëm si rezultat i procesit ku ka hyrë, në bashkëpunim me qeverinë amerikane, do mbyllë kapitujt e frikës nga shkarkimet e hidrocentraleve.