Kubanja akuzon Maradonën se e përdhunoi kur ishte 16-vjeçare

Mavys Alvarez, një grua kubane e cila kishte një lidhje me futbollistin Diego Maradona dy dekada më herët, ka akuzuar lojtarin e se ka përdhunuar gjatë kohës sa ajo ishte tinejxherë duke thënë se “ia ka vjedhur fëmijërinë”, raporton koha.net.

Alvarez tash 37-vjeçare ka dhënë dëshmi javën e kaluar në një gjykatë të Ministrisë së Drejtësisë së Argjentinës që po heton akuzat e saj për trafikim, të lidhura me ngjarjet kur ajo ishte 16-vjeçare.

Maradona konsiderohet si një ndër lojtarët më të mirë në botë ka vdekur në nëntor të vitit të kaluar.

Dëshmia lidhet me rrugëtimin që moti Alvarez në Argjentinë me Maradonën në vitin 2001 kur ai ishte 40 vjeçar ndërsa ajo 16.

Ajo ka thënë se me lojtarin ishte njoftuar pas udhëtimit që ai kishte bërë në Kubë ku po i nënshtrohej trajtimit të varësisë nga droga.

Në konferencë ajo ka thënë se Maradona e kishte dhunuar atë në një klinikë në Havana ku ajo po qëndronte, derisa nëna e saj ishte në dhomën tjetër.

“Ai ma kishte mbyllur gojën derisa po vazhdonte të më dhunonte. Nuk dua ta mendoj shumë rastin. Unë ndalova të ishte vajzë, e gjithë pafajësia më ishte vjedhur. Ishte shumë e vështirë”, ka thënë ajo.

Matias Marola, avokati i Maradonës nuk ka dashur të komentojë lidhur me rastin.

Ai kur kishte folur për këtë lidhje kishte thënë se familja e vajzës e kishte lejuar që lidhja të ndodhte pavarësisht moshës, kjo edhe për shkak të miqësisë së Maradonës me presidentin e atëhershëm të Kubës Fidel Castro../ora24.tv