Kurti: Më 1 tetor studentët shqiptarë rikthyen dinjitetin

Albin Kurti në përvjetorin e 25-të të protestave studentore ka thënë se kjo lëvizje përshpejtoi përpjekjen drejt çlirimit të vendit.

“Më 1 tetor studentët shqiptar rikthyen dinjitetin. Nga heshtja e ndër padrejtësi, u ngritën me madhështinë e vullnetit për të jetuar të lirë. Një lëvizje studentore që përshpejtoi përpjekjen drejt çlirimit të vendit”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Kurti, i cili ishte njëri ndër organizatorët e protestave, tha se studentët në atë kohë marshuan paqësisht për lirimin e hapësirave të ndaluara të kampusit universitar.