WUHAN – Një ekip ekspertësh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë arriti sot në Wuhan, nga ku filloi të përhapet koronavirus. Qëllimi i vizitës së tyre në këtë qytet kinez është të hetojë origjinën e virusit. raporton makfax.com.mk
Pekini zyrtar kundërshtoi qëllimin e OBSH-së për të dërguar ekipin e tij në Wuhan, por me shumë peripeci, ai ekip ekspertësh ende mori dritën jeshile.
Lajmi për mbërritjen e ekipit të OBSH-së në Wuhan u njoftua nga televizioni shtetëror kinez. Ekipi do të kalojë rreth një muaj në atë qytet, duke përfshirë dy javë në karantinë.
Petr Ben Embarek, eksperti kryesor i OBSH-së për sëmundjet e kafshëve që përhapen në speciet e tjera, drejton një ekip prej 10 ekspertësh të pavarur. Biologu vietnamez Hung Nguyen, i cili është pjesë e ekipit, i tha Reuters se nuk priste ndonjë kufizim në punën e grupit në Kinë.
Pas karantinës, ekipi do të kalojë dy javë duke ekzaminuar njerëz nga institutet kërkimore, spitalet dhe tregjet e prodhimeve të detit në Wuhan, ku besohet të ketë dalë një patogjen i ri, shtoi Hung./ora24.tv