Leonardo, insiston që Mbappe nuk do të largohet nga Paris Saint-Germaini

Te Paris Saint-Germaini janë të bindur se Kylian Mbappe nuk do të largohet në vitin e ardhshëm, shkruan Zeri.info.

Sulmuesi francez ishte afër transferimit te Real Madridi në afatin kalimtar të verës, por që në fund dështoi gjithçka.

“Los Blancos” pritet që të tentojnë transferimin e Mbappes në vitin e ardhshëm, pasi ai do të mbetet edhe lojtar i lirë. Kontrata aktuale e tij me parisienët skadon më 30 qershor 2022, teksa ende nuk ka marrëveshje të arritur për rinovim të saj.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, ka thënë se nuk pret që Mbappe të largohet.

“Askush në klub nuk po e mendon të ardhmen e PSG-së pa Mbappen. Uë nuk e shoh Kylian [Mbappen] të larguar në fund të këtij sezoni

. Marrëdhënia e Mbappe me PSG është e thellë” – ka thënë ai për “Canal Plus”.Leonardo tutje ka thënë se një ofertë e dytë e raportuar nga Real “nuk arriti kurrë” dhe klubi “nuk ishte i kënaqur” me sjelljen e klubit spanjoll.

“Ne ishim të qartë në lidhje me ofertën që ata bënë. Nuk ishte e mjaftueshme nga pikëpamja jonë. Ne e kemi refuzuar ofertën për Mbappen sepse ishte më e ulët se ajo që e kemi paguar për të. Fakti që ai po qëndron, kjo ishte e vetmja gjë që mund të ndodhte. Ne kurrë nuk kemi menduar të bëjmë të gjitha këto pa Kylian” – ka deklaruar Leonardo. //ora24.tv