Lëvizja BESA: Ministria e drejtësisë të tregoj të vërtetën e vdekjes së djaloshit 22 vjeçar në burgun e Kumanovës

Kumanovë, 25 nëntor – Me dhimbje morëm lajmin se mbrëmë në burgun e Kumanovës ka ndërruar jetë një i burgosur, një djalë i ri 22 vjeçar. Për të mos lënë hapësirë për dezinformata të cilat mund shumë të ndikojnë në eskalimin e situatës, shkaku se jemi në një periudhë mjaftë sensitive kur kemi humbur besimin se shteti po udhëhiqet nga parimet për respektimin e të drejtave themelore të njeriut, ndër ato edhe të drejtat e të burgosurve.

Bazuar edhe në raporte të ndryshme të Avokatit të popullit si dhe informatave të ndryshme se nëpër institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë punësuar njerëz me diploma të blera, kërkojmë nga Ministria e drejtësisë, gjegjësisht nga z.Renata Deskoska, të del me sqarim për opinionin të tregoj vallë se drejtori i burgut si dhe stafi përgjegjës për të burgosurit, i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme me kohë për ta dërguar në ambulancë për ti ofruar ndihmë mjekësore.

Poashtu apelojmë deri tek Komiteti i Helsinkut për të Drejtat e njeriut dhe Avokati i popullit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të hetojnë urgjent rastin në fjalë. Shprehim ngushllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit!

Zyra për informim e Lëvizjes BESA