Shkup, 22 nëntor – Me anë të një postimi në Facebook, Lëvizja Besa ka uruar Ditën e Alfabetit. Gjithashtu kjo ditë shënon edhe 5 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Besa./flesh24
Postimi i plotë i Lëvizjes Besa, Forumi Rinor në Facebook:
Rilindja Kombëtare si lëvizja më e madhe intelektuale, letrare e politike ndër shqiptarët synimi kryesor e kishte formumin e shtetit të pavarur shqiptar, për t’u arritur ky synim, ishte e domosdoshme që fillimisht të jemi të unifikuar në gjuhën që e shkruajmë dhe e flasim.
Më 22 Nëntor 1908, Rilindasit tanë bën hapin parafinal në Manastir, hap ky që do të çonte në realizmin e qëllimit përfundimtar, atë të krijimit të Shtetit Shqiptar. Por, fatkeqësisht pavarësia e Shqipërisë ngeli gjysmake, duke ngelur jasht saj më shumë se gjysma e territorit, madje edhe vetë Manastiri.
Me 22 Nëntor 2014, të frymëzuar nga Rilindja Kombëtare e duke u inspiruar nga idealet e rilindasve, lindi Lëvizja BESA, Lëvizje kjo që synon të mbaj gjallë frymën kombëtare të një pjese të Shqipërisë që ka ngelur jashtë kufive administrativ të saj.
Për gjatë 5 viteve, kjo Lëvizje është kthyer në zërin politik të shiptarëve të Maqedonisë, përmes saj shqiptarët siguruan të mos quhen “maqedonas”, arritën të krijojnë standarte në politikbërje dhe konzistencë në qëndrime.
Për gjatë viteve të ardhshme me Lëvizjen BESA, shqiptarët nga “përqindje” do të bëhen “shqiptar”. Alfabeti dhe Gjuha e 22 nëntorit të 1908-ës, do të hiqet së qenuri “gjuhë dhe alfabet i popullsisë së 20 përqindshit” dhe do të bëhet gjuha shqipe dhe alfabeti i saj latin.
Urime Dita e Alfabetit,
Urime ditëlindja e Lëvizjes BESA!

