Lirohen tre serbët që u arrestuan për blerje të uniformave të UÇK-së

Shtetasit serbë, D.D, D.D dhe V.J, të cilët u arrestuan dje në Prishtinë, janë liruar nga paraburgimi.

Të njëjtit dyshohet se ishin kapur duke blerë uniforma ushtarake dhe emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për lirimin e tre shtetasve serbë, kanë konfirmuar për kosovaonline, avokatët e tyre, Jovana Filipoviq dhe Nedjo Sharanoviq./Gazetaexpress