Shkup – LSDM-ja me kundërpërgjigje, duke porositur se VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski nuk do ta pengojnë mbajtjen e regjistrimit. Si gjithmonë, kur sillen zgjidhje të rëndësishme ligjore për shtetin dhe qytetarët, VMRO-DPMNE-ja sillet në mënyrë destruktive dhe të papërgjegjshme, thonë nga partia në pushtet, përcjellë TV21.tv
“Mjaft me bllokada të pakuptimta, bllokime dhe politizime. Regjistrimin e suksesshëm, Mickoski mund ta konsiderojë si një humbje tjetër personale, por regjistrimi nuk janë zgjedhje, atje nuk ka fitues dhe humbës. Me një regjistrim të suksesshëm, fitojnë qytetarët, fiton vendi…”, u shpreh Stefan Vasev nga LSDM./ora24.tv/