LSDM: Shkurtim i 100 milionë eurove shpenzime joproduktive, vijon ribalansi i Buxhetit

“Vijon ribalansi i Buxhetit për vitin 2022, me të cilin në mënyrë shtesë shkurtohen edhe 100 milionë euro shpenzime joproduktive. Përmes uljes së tillë të shpenzimeve joproduktive dhe kursimeve do të lirohen mjete me të cilat do të financohen masa të reja për qytetarët dhe kompanitë për tejkalimin e pasojave nga kriza ekonomike botërore. Tani më realizohet pako e masave në vlerë prej 400 milionë eurove për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe mbajtjes së likuiditetit të kompanive. Me uljen e TVSH-së në zero për qind për produktet bazë ushqimore, akcizës së ulur për derivate, subvencionimin e llogarive për energji elektrike seriozisht ulen shpenzimet e familjeve në nivel mujor”, shtojnë nga LSDM.

Nga atje shtuan se gjatë krizës ekonomike botërore, si parti përgjegjëse, vazhdojmë me realizimin e masave dhe politikave që do të thonë kujdes real për të gjitha kategoritë e qytetarëve.