Luana Vjollca zbulon pengun që i ka ngelur në karrierën e saj

Showbiz– Në puntatën festive të “Shiko Kush LUAN”, mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar tenori Ramë Lahaj. Gjatë një bisede me njëri-tjetrin për një nga këngët që ka kënduar Lahaj nga këngëtarja e madhe ikonë e Shqipërisë Nexhmije Pagarusha, Luana u shpreh se në fakt ka një peng nga karriera e saj.

Pengu më i madh i karrierës së saj është fakti që nuk ka mundur dot t’a intervistojë Pagarushën gjatë kohës që ajo ishte ende e gjallë.

Nga ana tjetër edhe vet tenori Lahaj u shpreh se në fakt e madhja Pagarusha ka qenë idhulli i tij dhe sa herë që ka qenë në Kosovë ka shkuar dhe e ka takuar./noa.al/

/ora24.tv/