“Luizi do të jetë fitues”/ Olta-Ne rrijmë kot në këtë shtëpi

Edhe pse shpesh herë Olta ka thënë se ajo do të jetë fituese e këtij edicioni të Big Brother Vip 2, mbrëmë ajo pranoi që çmimin e madh do ta rrëmbejë Luizi.

Duke bërë batuta me banorët, Olta tha se ata po qëndrojnë kot në këtë shtëpi, sepse fitoren do e marrë Luizi.

Sipas Oltës, ai është i duhuri për këtë format, sepse krijon situata në shtëpi, prandaj është pretendent për çmimin e madh.

Ajo shtoi se edhe Tea e meriton finalen.