Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mesditës në aksin Kukës-Morinë. Një automjet BMW X5, ku udhëtonin tre shtetas në drejtim të Kosovës, ka dalë nga rruga, duke përfunduar jashtë trasesesë së rrugës, njofton Syri.net
Për fat të mirë nga ky aksident nuk ka persona të lënduar.
Shkak për aksidentin mendohet të jetë bërë lagështira në rrugë, por edhe kthesa e fortë e cila është bërë disa herë shkak për aksidente deri në humbje jete./ora24.tv/