Mbërrijnë në Shkup dy nga 7 të mbijetuarit e aksidentit në Bullgari

Dy të mbijetuarit e tragjedisë se 23 nëntorit do te pranohen në Qendrën Urgjente ne Shkup, për të kaluar në Kliniken për Kirurgji Plastike. Ministri Shëndetësisë Venko Filipce tha se të mbijetuarit e tjerë pritet të arrijnë javën e ardhshme, raporton aktuale.

“Këtu jam për mbesën time, e cila ka 16 vjet, ka një operacion plastik në dorën e djathtë. Ka disa djegie në dorën e majtë., dhe disa djegie në fytyrë”, tha Rexhail Kamberi, familjar../ora24.tv