Shkup – Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka bërë pagesë të rregullt të kompensimit me para për muajin dhjetor 2020, për 14,406 përfitues, në bazë të falimentimit, tepricës teknologjike, sigurisë materiale.
Në njoftimin e tij në Facebook, Drejtori i Agjencisë për Punësim, Abdush Demiri, ka njoftuar se e gjithë kjo bëhet në përputhje me Ligjin e Punësimit dhe të Sigurimit në rast të Papunësisë dhe Ligjet e Sigurisë Materiale të Punëtorëve të Falimentuar.
Ai ka shtuar se Për këtë qëllim janë paguar 136.676.737,00 denarë./ora24.tv