Me takimin me Micotakisin, Osmani e përfundoi vizitën njëditore në Athinë

Athinë – Marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimi ekonomik, por edhe implementimi i Marrëveshjes së Prespës, ishin tema për të cilat biseduan kryetari i Qeverisë së Greqisë, Kiriakos Micotakis dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas kumtesës nga kabineti i kryeministrit grek, njofton Koha.mk

“Gjatë takimit, temë kryesore e bisedimeve ishte rrjedha e marrëdhënieve bilaterale, e posaçërisht zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik dhe ndërlidhja e dy vendeve. Gjithashtu, u bisedua edhe për perspektivën evropiane të vendit fqinj. Në këtë kontekst, Kiriakos Micotakis nuk hezitoi të bëjë publike nevojën imperative për zbatim të plotë, konsekuent dhe qëllimmirë të Marrëveshjes së Prespës”, kumtuan nga kabineti i kryeministrit grek.

“Duke e rrumbullakësuar vizitën time në Greqi me diskutim të frytshëm me kryeministrin grek. Rëndësia e riafirmuar e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe përkushtimit ndaj implementimit të plotë të Marrëveshjes për partneritet strategjik. me padurim presim ta zgjerojmë bashkëpunimin tonë në të gjitha sferat e interesit të përbashkët”, shkroi shefi i diplomacisë në “Twiter” pas takimit me Micotakisit.

Mu me këtë takim, Osmani e përfundoi vizitën zyrtare njëditëshe në Athinë, për të cilën nga MPJ kumtojnë se ishte e suksesshme dhe “përmes Agjendës së stërmbushur dhe ambicioze, i riafirmuan angazhimet për intensifikim dhe thellim të bashkëpunimit të afërt dhe riafirmim të procesit të ndërtimit mes dy vendeve si shembull për marrëdhënie të mira fqinjësore në rajon”.

Shefi i diplomacisë sot pasdite u prit nga presidentja greke, Katerina Sakelaropulu me të cilën biseduan për përparimin e marrëdhënieve bilaterale sipas Marrëveshjes së Prespës, situata në rajon dhe perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut.

Nga pallati presidencial, Omani u nis për në takim me kolegun e tij grek, Nikos Dendias me të cilin nënshkroi tre memorandume për mirëkuptim, një në sferën e mbrojtjes civile, tjetri për edukim diplomatik dhe memorandumi mes “Invest North Macedonia” dhe “Enterprise Greece”./ora24.tv/