Mercedes-Benz në tetor paraqet kamionin elektrik eActros 600

Mercedes-Benz Trucks do të mbajë një premierë botërore më 10 tetor të këtij viti, ku do të prezantojë versionin serik të kamionit eActros LongHaul, por me një dizajn të ri dhe një emër të ri eActros 600.

Emërtimi 600 rrjedh nga kapaciteti i baterisë në kilovat orë – si me eActros 300/400 për transportin e shpërndarjes, transmeton Telegrafi.

Kapaciteti i madh i baterisë dhe boshti i ri lëvizës elektrik veçanërisht efikas i zhvilluar në kompani, mundësojnë një distancë prej rreth 500 kilometrash pa rimbushur.