Merr fund bashkëpunimi Grubi-Kasapi!

Zv/kryeministri Artan Grubi, mëngjesin e sotëm ka shkarkuar nga posti i këshilltarit për kulturë dhe shoqëri, Shpat Kasapin, pasi një muaj më parë i njëjti sipas shkrimeve të medieve në gjuhën maqedonase është ndalur për posedim të drogës, në lagjen Gjorce Petrov në afërsi të SP PLANET. Grubi për “360 shkallë” e ka konfirmuar informacionin dhe tha se shkarkimin e këshilltarit ka qenë puna e parë të cilën e ka bërë këtë mëngjes. “Që në orën 8 të mëngjesi. Kjo ishte puna e parë që e kam bërë sot”, ka thënë shkurt Grubi.
 

Lini një Përgjigje