Mickoski: Do të mbledhin nënshkrime kundër Ligjit për regjistrimin e popullsisë

Shkup – Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp tha se partia e tij në Komitetin Ekzekutiv mbrëmë ka vendosur të mbledhë nënshkrime kundër Propozim-ligjit për regjistrimin e popullsisë nëse shumica nuk bën tërheqje në Kuvend, njofton Telegrafi Maqedoni

“Nëse kjo nuk ndodh, me keqpërdorimin e flamurit evropian, VMRO-DPMNE do të mobilizohet dhe do të ngrisë nismë për mbledhjen e nënshkrimeve për Propozim-ligj për anulimin e këtij Propozim-ligjit që pritet të miratohet dhunshëm”, thotë Mickoski.

Ndryshe, kryetari i grupit kuvendar të VMRO-DPMNE-së, më herët në Kuvend tha se partia e tij do të votojë kundër Propozim-ligjit për regjistrimin e popullsisë dhe se është dashur të ketë konsensus shtetëror për këtë çështje dhe jo marrëveshje koalicioni.

Regjistrimi i popullsisë pritet të zbatohet nga 1 prilli deri më 21 prill, ndërsa Maqedonia që nga vitit 2001 nuk ka pasur regjistrim të popullsisë./ora24.tv/