Mickoski: Ofroj zgjidhje për krizën energjetike, takim dhe debat televiziv me Kovaçevskin. Ai vazhdon të dezertojë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka shkruar një status në FB, ku spjegon se e ka ftuar kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe përfaqësuesit e Qeverisë që tu prezantojë planin për zbutjen e krizës energjetike.

Ai po ashtu ka theksuar se i ka ofruar Kovaçevskit edhe debat televiziv, të cilit kryeministri i shmanget vazhdimisht. Statusi i plotë i kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski:

“Situata është tepër e rëndë për një sjellje kaq të papërgjegjshëm të Qeverisë dhe demonstrim të suetës ë Dimitar Kovaçevskit.
Kërkova takim me Dimitar Kovaçevskin për të prezantuar konceptin për zbutjen e pasojave të krizës energjetike dhe kursimin e vendeve të punës. Kryeministri dezertoi dhe refuzoi një mundësi të tillë.
E ftova në një debat mbi temën e energjisë/ekonomisë në një medium të zgjedhur prej tij. Ai dezertoi përsëri. Ai refuzoi me justifikimin se tani nuk ishte koha.
Unë ofroj një koncept jo vetëm për këtë vjeshtë dhe dimër, por edhe për vitin e ardhshëm. Nga e gjithë kjo, nuk më interesojnë pikët politike kur çmimi është e ardhmja e Maqedonisë dhe e mijëra njerëzve, puna e të cilëve është në pyetje.
Unë dua të ndihmoj me të vërtetë, sepse gjërat janë shumë serioze dhe më të rëndësishme se sueta e çdo anëtari të qeverisë. Në kushtet kur Dimitar Koveçevski është duke dezertuar, duke ikur nga takimi dhe një duel televiziv me mua, ftoj zëvendëskryeministrin përgjegjës për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi në takim të dielën (02.10.2022) në ora 12:00. në selinë e VMRO DPMNE-së, ku do të sqaroj në detaje planin dhe konceptin që do të thotë rimëkëmbje e ekonomisë dhe ndihmë për biznesin.
Bëhuni më të mëdhenj se sueta tuaja dhe guxoni kur është e nevojshme për Maqedoninë”, ka shkruar Mickoski në profilin e tij në FB.