Mile Lefkov: Dyshja LSDM-BDI me veprimet e tyre po e largojnë vendin nga BE-ja

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov në emisionin debativ në TV SHENJA, tha se metodat e Qeverisë për të tërhequr rreth vetes, deputetë por edhe parti janë shumë misterioze.

“Nëse e shihni deklaratën e Kasamit ditën e 11 nëntorit, ai tha se më këto metoda ato do të arrijnë deri në 120 deputetë. Mendojë se këto janë metodat me të cilat dinë të qeverisin dyshja LSDM-BDI”, u shpreh deputeti Lefkov.

Ai tha se VMRO-DPMNE ka arritur që të sigurojë 17 deputetë jashtë përbërjes së tyre, ndërsa kundër kësaj LSDM-BDI po kundërshtojnë me metoda serioze.

Lefkov tha se me metodat që dyshja LSDM-BDI po shërben gjithnjë e më shumë po e largojnë vendin nga Bashkimi Evropian./ora24.tv