Milevski publikoi listën e futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese për EURO 2024

Reprezentuesi i Maqedonisë Bllagoja Milevski publikoi listën e futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese për EURO 2024 kundër Itali më 9 shtator dhe kundër Maltës më 12 shtator.

Në përbërjen e përfaqësueses së Maqedonisë do të debutojnë futbollistët Ahmet Ilazovski dhe Dimitar Mitrovski. Në listën e Milevskit janë 29 futbollistë, në mesin e të cilëve në mbrojtje Visar Musliu, Gjoko Zajkov, Ezgjan Alioski.

Nuk mungojnë as Enis Bardhi, Agon Elezi, Elif Elmaz, Jani Atanasov, e të tjerë. Grumbullimi zyrtar i përfaqësueses së Maqedonisë në prag të përballjes me Italinë dhe Maltën është caktuar për në 4 shtator.

“Duam të dëshmojmë se Maqedonia është konkurruese edhe përkundër problemeve me të cilat përballemi. Do ta japim maksimumin, djelmoshat do të jenë të përgatitur për sfidën dhe mendoj se atmosfera në përfaqësuesen tonë do të jetë e mirë dhe pozitive. Pa dallim rezultatit, Maqedonia meriton mbështetje nga tribunat dhe shpresoj se stadiumi do të jetë i mbushur deri në vendin e fundit”, tha Bllagoja Milevski, trajner./ Alsat.mk