Ministri malazez i Punëve të Brendshme për vizitë në Maqedoni

Shkup – Ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Sergej Sekulloviq sot do të qëndrojë për vizitë pune në vend, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, përcjellë Telegrafi

Siç thuhet në kumtesë, Sekulloviq do të ketë takim pune me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Pas takimit janë paraparë deklarata për mediat të dy ministrave./ora24.tv/