Ministri ukrainas: Kemi prova për 20 mijë krime lufte nga ushtria ruse

Autoritete ukrainase thonë se kanë prova për 20.000 krime të mundshme lufte nga ushtria ruse që prej fillimit të pushtimit të vendit me 24 shkurt.

“Policia ka regjistruar 13.500 raste të tilla”, tha ministri i Brendshëm ukrainas Denis Monastirsky.

Provat do t’u dorëzohen organizatave ndërkombëtare në mënyrë që rusët e akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës të mund të sillen para drejtësisë, shtoi ai.

Një ushtar i ri rus u dënua këtë javë me burgim të përjetshëm nga një gjykatë ukrainase në gjyqin e parë për krime lufte që nga fillimi i pushtimit.