Ministria e Shëndetsisë: Deri më tani janë vaksinuar 763.965 qytetarë, vetëm dje 13.493

Vaksinimi po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat e vendit, ndërsa në rrjedhë është edhe vaksinimi në terren. Në pikat vaksinuese të vendit dhe në terren, përfundimisht me dje janë vaksinuar gjithsej 763.965 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e morën 2.057 qytetarë, ndërsa dje gjithsej janë vaksinuar 13.496 qytetarë. Në vend gjithsej janë aplikuar 1.411.735 doza vaksina, ndërsa janë rivaksinuar 647.769 qytetarë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, raporton zhurnal.

Me numrat e fundit, siç ceket, 55 për qind e popullatës mbi 40 vjeç kanë marrë një doze të vaksinës dhe 30 për qind e popullatës mbi 18 deri 39 vjeç është vaksinuar me së paku njërën doze të vaksinës.

Qytetarët pa termin të caktuar po vaksinohen në pikat ekzistuese të vaksinimit në vend. Fëmijët prej 12 deri 18 vjeç po vaksinohen me pëlqimin e prindërve. Vaksinat janë të sigurta dhe efikase dhe janë mënyra e vetme për t’u mposhtur pandemia. Vetëm me vaksinim të plotë parandalohet forma e rëndë e sëmundjes dhe ulet mundësia për sëmurje si dhe epilogu me vdekje nga e njejta, qëndron në kumtesë./ora24.tv