Mobilizohet Garda Kombëtare në SHBA, rrezik nga protestat kundër inaugurimit të Biden

SHBA – Një numër i madh i trupave të Gardës Kombëtare janë aktivizuar për të ndihmuar në sigurimin e ndërtesës së Shtëpisë së Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që ta mbrojnë këtë objekt nga protestat që mund të ndodhin kundër inaugurimit të Joe Biden si president, më 20 janar, transmeton Insajderi.

Në gjithë Uashingtonin janë vendosur batalione të ushtarëve për mbrojte, po ashtu edhe në 50 shtetet tjera të SHBA-së.

Garda Kombëtare është përgatitur për gati dy mijë kryesisht mbështetës të Trump, në kompleksin e kryeqytetit.

“Ne jemi duke u përgatitur ndoshta për çdo gjë që të ndodh,” tha Trooper Pedro Muniz, duke shtuar se nuk kishte pasur ndonjë kërcënim specifik. “Ne nuk do të tolerojmë asnjë akt dhune”, tha  zëdhënësi i policisë së shtetit në Hartford, raporton Reuters.

Pjesa më e madhe e Uashingtonit do të jetë e mbyllur përpara inaugurimit të së mërkurës, po ashtu edhe shumë rrugë që dërgojnë tek Capitol Hill janë mbyllur për qarkullim duke u vendosur pengesa të betonit dhe rrethoja të metalit.

Nga ana tjetër, ekipi i presidentit të zgjedhur Joe Biden u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shkojnë për inaugurimin e tij për mos përhapje të pandemisë COVID-19. /ora24.tv