Shkup, 23 nëntor – Ministria e Shëndetësisë kumtoi se deri në ditën e djeshme janë caktuar 20.069 qytetarë për vaksinim falas për ditët në vijim në tre poliklinikat Bukuresht, Çair dhe Gjorçe Petrov në kuadër të Shtëpisë së shëndetit në Shkup dhe përmes qendrave për shëndet publik në mbarë vendin.
Nga Ministria theksojnë se vaksina kundër gripit sezonal ka dhe se të hënën pason gjendja e re për terminet e caktuara për vaksinim falas, ndërkaq do të lëshohen edhe të gjitha terminet e tjera.
Institucionet shëndetësore janë mirë të organizuara dhe ka jehonë nga qytetarët për vaksinim. Për momentin ka mjaft sasi të vaksinave për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të vaksinohen falas. Plotësisht, duhet të arrijnë edhe 14,400 doza të vaksinave, theksojnë nga Ministria dhe bëjnë thirrje qytetarët të vaksinohen kundër grupit sezonal, në mënyrë që ta mbrojnë shëndetin e tyre dhe atë kolektiv. /Medial.mk