Mungesa e çipave për vetura pritet të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm

Kompania elektronike japoneze, ‘’Rohm’’, ka thënë se çipat jetik për vetura dhe makineri industriale ka të ngjarë të vazhdojnë me furnizim të ulët të paktën edhe gjatë vitit të ardhshëm, duke shtuar paralajmërimet ogurzi për pasojat e mëtejshme nga kriza globale e çipave, transmeton koha.net.

Prodhuesi i çipave me bazë në Kioto, klientët e të cilit përfshijnë Toyotan, Ford Motor dhe Honda, është penguar nga një mungesë e madhe e materialeve kryesore si dhe linjave të plota të prodhimit, ka thënë shefi ekzekutiv, Isao Matsumoto. Kompania filloi të rrisë kapacitetin e saj shtatorin e kaluar dhe planifikon të shpenzojë 636 milionë dollarë në vitin aktual fiskal, por kontributi i plotë nga investime të tilla nuk do të shihet menjëherë sepse makineritë e prodhimit po marrin më shumë kohë për të mbërritur, shtoi ai.

“Të gjitha objektet tona të prodhimit kanë funksionuar me kapacitetin e tyre të plotë që nga shtatori i vitit të kaluar, por porositë nga klientët janë dërrmuese”, deklaroi Matsumoto në një intervistë këtë javë. “Unë nuk mendoj se ne mund të përmbushim të gjitha porositë e mbetura vitin e ardhshëm”.

Paralajmërimi bashkon ata me kompaninë simotër ‘’Infineon Technologies AG’’ se përpjekjet e zinxhirit të furnizimit ka të ngjarë të vazhdojnë për shumë më tepër nga sa ishte parashikuar më parë. Koha e dorëzimit të çipave tashmë ka kaluar 20 javë, pasi varianti Delta i Covid-19 ndërlikon përpjekjet për të rifilluar operacionet normale nga Japonia në Azinë Juglindore.

Mungesat e materialeve dhe përbërësve, që vijnë nga trenat, anijet dhe aeroplanët, kanë detyruar prodhuesit global të veturave nga Toyota në Volkswagen të ndërpresin ose pezullojnë prodhimin javët e fundit. Gjiganti japonez i veturave ka thënë javën e kaluar se do të ndalonte përkohësisht prodhimin në 14 fabrika.

Aksionet e Rohm u rritën deri në 0.8% në Tokio të premten, edhe pse Topix ra 0.8%. E themeluar më shumë se 60 vjet më parë, Rohm është bërë një pjesë integrale e zinxhirit të furnizimit të veturave pasi prodhuesit e veturave shtojnë më shumë elektronikë dhe çipa në automjete. Zgjidhjet automobilistike të prodhuesit japonez përfshijnë pajisje të përdorura për menaxhimin e energjisë, ajrin e kondicionuar, ndriçimin dhe argëtimin./ora24.tv