Nata e vitit të Ri: Qytetari denoncoi fqiun e tij, policia intervenoi nëpër ahengjet e palejuara (VIDEO)

Maqedoni – Një qytetar denoncoi në polici fqiun e tij i cili kishte organizuar festë për Vitin e Ri me më shumë njerëz dhe muzikë. Denoncime të tilla kishte shumë në numrin e telefonit falas që e kishte promovuar MPB si projekt për paraqitjen e çfarëdolloj parregullsie apo shkelje të protokolleve shëndetësore gjatë festave të fundvitit, raporton tv21.tv.

“Po urdhëroni!

 

Thatë se doni të paraqitni një festë?

A është në Shkup?”

E festë me rreth 100 njerëz kishte edhe në një hotel.                                                                               

“A e dini emrin e hotelit?

A po ndodhë në këtë moment?

Muzikë, gjëra të tilla a dëgjohet?

Ka vetëm prani të njerëzve ashtu?

Ju faleminderit për informacionin.

Natën e mirë”.

“Rreth 100 njerëz janë mbledhur në festë me muzikë të zëshme”.

 

Efektivi i policisë i kërkon koleges së tij që të dërgojë ekip policie për patrullim.

“Duhet të bëhet  kontroll, ka prezencë të njerëzve. Kur të ktheheni më informoni”.

Thirrje të tilla ekipet kujdestare pranuan deri në orë të vona të natës.

“Urdhëroni! Në Obleshevë. Tek shenja e parë e Stop-it! A e di si quhet pronari! A është në shtëpi? A po bëjnë festë? Çfarë ka atje? Ju faleminderit për informimin!”./ora24.tv/

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: