Shtatë fitore të vendasve dhe vetë një e ekipit mysafirë është epilogu i tetë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.
Ekipi i Milwaukee ka shënuar fitore të thellë në përballjen me Detroit në transfertë me rezultatin 150-130. Antetokounmpo realizoi 29 pikë e 12 kërcime, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Bogdanoviq për vendasit.
Pa probleme fiton edhe Utah Jazz ndaj Charlotte me rezultat 120-102. Më efikas ishte Markkanen me 25 pikë e 11 kërcime.