NBA/ LeBron James gjakos rivalin, por Lakers fitojnë sërish

Në mbrëmjen e NBA spikatin sukseset e Golden State, Phoenix dhe Lakers. Pas 3 disfatave radhazi, kthehen te fitorja Los Angelos Lakers, që u imponuan 121-116 në Detroit në një sfidë me vuajtje dhe polemika, transmeton supersport.

Verdhevjolët fitojnë falë një periode të katërt të shkëlqyer, që i lejon Lebron James me shokë të përmbysnin avantazhin e krijuar në 36 minutat e para nga Pistons. Të zotët e shtëpisë ishin fitimtarë në periodën e dytë dhe të tretë, por rezultati 37-17 i periodës përmbyllëse shpërblen Lakers, që ia dalin të fitojnë në finale edhe pa Lebron James. Ish lojtari i Clevelendit bëri një ndërhyrje të rëndë ndaj Stewart, duke i shkaktuar një të çarë dhe duke u përjashtuar nga loja për ta mbyllur para kohe ndeshjen. Pa liderin e tyre, menduan sërish Anthony Davis, me 30 pikë e 10 rikuperime, dhe Rusell Westbrook me 26 pikë, 10 asiste dhe 9 rikuperime për të kthyer te fitorja Lakers që shkurtojnë kështu distancën me zonën play off në Perëndim.Edhe pa versionin më të mirë të Steph Curry, Golden Statë Warriors mposhtën 119-104 Toronto Raptors, duke koleksionuar fitoren e 15 në 17 ndeshje, seri që iu ka dhuruar kryesimin në Konferencën e Perëndimit. Warriors u shkëputën që në periodën e pare, të mbyllur me 12 pikë avantazh, duke e rritur në 14 pikë (61-47) në pushimin mes pjesëve.

Një avantazh që arriti madje deri në kuotën e 21 pikëve, 114-93, pas një rezultati të pjesëshëm 11-0, dhe që rezitoi deri në fund të takimit. Ishte një ndeshje ku këtë herë protagonisti nuk ishte Steph Curry, që realizoi 12 pikë, pasi udhëheqësit e skuadrës ishin Jordan Poole dhe Andrew Wiggins, që shënuan respektivist 33 dhe 32 pikë, numra që sollën edhe suksesin. Raptors provuan me 21 pikët e Siakam dhe 17 nga VanVleet, por që nuk mjaftuan për të evituar disfatën e 10 në 18 ndeshje, rezultate që e lënë Toronton në vendin e 12 në Lindje.

Pas Golden State, në Perëndim është gjithmonë Phoenix Suns, që mposhti 126-97 Denverin, duke detyruar Nuggets, sërish pa MVP e sezonit të rregullt, Nikola Jokic, të pësojnë disfatën e 4-t radhazi. Suksesi u ndërtua në një fillim të vrullshëm të Suns, që shënuan 48 pikë vetëm në periodën e parë, duke marrë një avantazh prej 20 pikësh dhe mbylur pjesën e parë me 13 pikë më shumë. Fillimi i periodës së tretë shoi përfundimisht tentativën e rikuperimit të Denverit, me Phoenix që dominoi ndeshjen dhe e mbylli me plot 29 pikë diferencë, 126-97. Një sukses ky i certifikuar nga 22 pikët e Johnson dhe 21 nga Ayton, me Devin Booker që shtoi 17 të tjera. Pa Jokic, për Denverin misioni ishte i vështirë, pasi Jeff dhe JaMychal Green provuan me 19 dhe 14 pikë, ndërsa Gordon e mbylli me 16 pikë dhe 10 rikuperime, por që nuk shërbyen për të evituar humbjen me Nuggets, që kapen në zonën e play off-it nga Portland. Phoenix, nga ana tjetër, shënon fitoren e 12-të radhazi , që është dhe seria më e gjatë pozitive në këtë fillim sezoni në NBA.

Supersfida e “United Center” pa Chicago Bulls të triumfonte 109-103 ndaj New York Knicks, me Bulls që ngjiten në kryesimin në klasifikimin e Lindjes që e ndajnë me Brooklyn, ndërsa skuadra nga New York vazhdon me oshilacionet e saj. Ishte një ndeshje e ekuilibruar, me Bulls para 6 pikë në pushimin e madh mes pjesëve, por të rikuperuar nga New York, që shkoi para 74-72 para një rezultati të pjesshëm 37-19 që iu dha fitoren të zotëve të shtëpisë. Ata që udhëhoqën Chicagon ishin sërish DeMar deRozan dhe Zach LaVine, që shënuan në total 52 pikë. Numra që iu duhet shtuar dhe shifrat e dyfishta të Julius Randle me 34 pikë, 10 rikuperime. Chicago është tani me 12 fitore dhe 5 humbje, të njëjtat numra të Netsave të Harden e Durant./ora24.tv