Ndërtesa e Kongresit Amerikan përfshihet nga zjarri

SHBA – Kongresi amerikan u bllokua për shkak të një “kërcënimi të jashtëm të sigurisë” gjersa po dilte tymë nga ndërtesa e Capitol Hill. Ata kanë evakuuar pjesëmarrësit në provën e inaugurimit të Joseph Bidenit si president të SHBA-së, transmeton Telegrafi.

Shefi i shërbimit zjarrfikës tha se incidenti, i cili ndodhi në mëngjes, kishte të bënte me një zjarr të vogël, i cili u shua, raporton cnn.

 

Siç shpjegoi ai, ishte një incident minimal që nuk mund të konsiderohet edhe si incident.

Paralajmërimi u bë me një megafon, dhe pjesëmarrësve në përurimin e demokratit u tha që të evakuohen menjëherë.

Aktualisht, mijëra ushtarë janë rreth Capitolit, i cili po përgatitet për inaugurimin e presidentit të zgjedhur Joe Biden, i cili do të zhvillohet më 20 janar. /ora24.tv