Shkup – Nga Ministria e Punëve të Brendshme, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sa i përket ligjit për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, janë sanksionuar 322 qytetarë, raporton koha.mk
Ministria e Punëve të Brendshme në kumtesën e sotme u bën apel qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19./ora24.tv/