Kosovë – Ferizaji është një nga komunat e përmbytura nga uji, pas reshjeve të shumta të orëve të fundit. njofton Indeksonline.
Nënkalimi në fshatin Nikadin është i përmbytur nga ujërat dhe rruga është e pakalueshme.
Një veturë e tipit “Mercedes” ka synuar ta kalonte këtë nënkalim, por që ka mbetur në pus./ora24.tv/