Në Klinikën e toksikologjisë natën e Vitit të Ri, janë pranuar dhjetë qytetarë, gjashtë prej tyre të mitur

Shkup – Në Klinikën për toksikologji në Shkup, janë trajtuar gjatë kohës së natës së ndërrimit të motmoteve, pesë burra dhe pesë gra. Të cilët kanë qenë të moshës deri 22 vjet, ndërsa më i riu prej tyre ka pasur 16 vjet.

Ridvan Bajrami, drejtor i Klinikës universitare për toksikologji, sot ka deklaruar se nga gjithsej 10 pacientë të trajtuar në Klinikë, gjashtë kanë qenë të mitur. Ka pasur edhe një vajzë nga një qytet tjetër, e cila ka qenë e dozuar me narkotikë.

Qytetarët u janë përmbajtur rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë. Pacientët janë kujdesur dhe lëshuar në shtëpi. Kanë qenë kryesisht në shtëpi. Më i riu ka pasur vetëm 16 vjet. Kryesisht kanë qenë deri në 22 vjet, përveç një pacient në 67 vjeç i cili ka qenë person alkoolik kronik”, ka rrëfyer Bajrami./ora24.tv/