Në muajin shkurt Republika e Maqedonisë i merr dozat e para të vaksinës “Fajzer” kundër Kovid-19. Sot pasdite është arritur marrëveshje e drejtpërdrejtë me kompaninë, kurse sasia do të dihet në javët në vijim. Dozat e tjera të vaksinës “Fajzer” do të mbërrijnë në mars dhe prill, informoi ministria e shëndetësisë.
Ministria theksoi se vazhdon bisedimet për sigurimin e vaksinave edhe përmes negociatave me vendet anëtare të BE-së, si dhe përmes mekanizmit Kovaks, nëpërmjet të cilit, siç theksohet, pritet orari dhe data për shpërndarjen e sasive të para.
“Ky është një lajm i shkëlqyeshëm për të gjithë qytetarët dhe hapi i parë drejt një fitore përfundimtare mbi pandeminë”, potencohet në kumtesë.
Ministria informon frigoriferët për ruajtjen e këtyre vaksinave priten të vijnë në janar dhe kështu, siç thuhet, sistemi shëndetësor i Maqedonisë do të jetë plotësisht i përgatitur për vaksinimin.